Добро пожаловать
Вход

Top Channel/ Burgu i tmerrshëm Alcatraz, mediat e huaja: Vizitohet nga fantazma e Al Capone-s

Спасибо! Поделитесь с друзьями!

URL

Вам не понравилось видео. Спасибо за то что поделились своим мнением!

К сожалению, только зарегистрированные пользователи могут создавать списки воспроизведения.
URL


Добавлено от Admin В Новинки комедии
1 Просмотры

Описание

Ka qenë burgu më famëkeq i sigurisë së lartë, i mbiquajtur “Ishulli i djallit” apo “Fortesa” , për shkak se prej andej, arratisja konsiderohej e pamundur. Një gjë e tillë nuk i pengoi megjithatë të dënuarit që ta tentonin largimin. Kjo javë shënoi 75 vjetorin e të ashtëquajturës “Beteja e Alkatrazit”, përpjekja më e madhe për të ikur prej andej që përfundoi në një lumë gjaku. E përditshmja britanike ‘Daily Star’ hartoi një listë me 15 fakte interesante mbi burgun e ngritur në ishullin e shkretë shkëmbor me të njëjtin emër, milje larg brigjeve të San Francisco. I mbrojtur mirë nga rojet e i rrethuar nga rryma të forta ujore e shkëmbinj të ashpër, vetë kushtet e tij ishin të tilla që të mos lejonin arratisjen. Në Alcatraz u mbajën në rrjedhën e viteve mbi të burgosur të rrezikshëm, të cilët qëndronin në qelitë të vogla 3 me 2 metra. Një prej dënimeve më të ashore që jepeshin aty ishte mbyllja tek “Vrima”, qelia e errët e izolimit. Në Alcatraz kreu katër vjet nga dënimi i tij në vitet 1930 gangsteri famëkeq, Al Capone, të cilin nuk e burgosën dot për krimet e tij por e dënuan për evasion fiscal. Sipas të përditëshmes britanike, thuhet se fantazma e tij ende shfaqet në burg bashkë me kitarën e vet të preferuar karakteristike ‘banxho’. Mes kriminelëve të famshëm që kanë qëndruar ty janë gangsteri James “Whitey” Bulger dhe pengmarrësi George “Machine Gun” Kelly. Të vetmit që u larguan nga Alcatraz ishin Frank Morris me vëllezërit John e Clarence në vitin 1962, por trupat e tyre apo ata vetë nuk u shfaqën më kurrë, cka bëri të mendohej se ishin mbytur, edhe pse disa pretendojnë se treshja arriti të mbijetonte.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#Alcatraz#AlCapone#TopChannel

Написать комментарий

Комментарии

Комментариев нет.
RSS
Яндекс.Метрика